Connect with us

Politike

Përplasje/ Bardhi-Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pas postimit të saj për “Mosbindjen Civile”. Bardhi duke ironizuar shkruan në një postim në “X”, se Pëllumb Gjoka ka dhënë leksione përmes zyrës së Kuvendit për konceptin e “Mosbindjes Civile”. Ai më tej shprehet se realisht  mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës dhe as krimit të organizuar.

“Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar! “, shkruan Bardhi.

Spiropali shprehej se koncepti i opozitës për mosbindje civile, që ajo thotë se përfshin dhunë dhe përplasje fizike, nuk mund t’i imponohen Kuvendit si e drejtë demokratike.

Advertisement