Kronike
Përplasje e fortë/ Trafikndarësja shkatërron makinën, si paraqitet gjendja e shoferes

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Një mjet tip “Volkswagen Golf 6” është përplasur me një trafikndarëse. Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe trafikndarja ka shkatërruar pjesën e përparme të mjetit duke u futur deri te sediljet.
Ngjarja fatmirësisht nuk ka sjellë pasojë në njerëz, vetëm dëme materiale. Shoferja ka dalë pa lëndime edhe pse pamjet tregojnë një skenë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi. Sipas “JOQ Albania” trafikndarja është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese. Kjo rrezikon jetën e qytetarëve dhe aksidenti i fundit është një dëshmi sesi një pakujdesi e kompanisë mund të marrë jetën e udhëtarëve.

