Connect with us

Kosova

Përplasje Kosovë-Serbi në Asamblenë e NATO-s

Sesioni i 68-të vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i mbajtur në Madrid të Spanjës, ka qënë dëshmitar i përplasjes mes delegacionit të Kosovës e Serbisë. Kjo pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s, miratoi raportin per Ballkanin Perëndimor, e ku paraprakisht, raportin e kundërshtoi përfaqësuesi serb nga partia e presidentit Vuçiç. Ai pretendoi se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase sipas tij, ky vend nuk është shtet, e për më tepër, duke iu referuar me emrin jokushtetues të Kosovës si – “Kosovë e Metohi”. Në kundërshtimin e tij, ai deklaroi të pavërteta, duke thënë se Kosova e Serbia janë duke biseduar çështjen e statusit të Kosovës. Gjithashtu ai pretendoi se bazat ushtarake ruse në Serbi, janë për qëllime humanitare, dhe se nuk ka tensione të nxitura nga Serbia.

Kryetari I delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta. Ai tha se Kosova është shtet sovran, që pavarësinë e ka shpallur në vitin  2008, dhe është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 117 shtete të botës. Hyseni theksoi edhe se pavarësia e Kosovës është vërtetuar dhe legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i dha përfaqësuesja britanike, e cila bëri thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.

Advertisement