Connect with us

Kronike

Përplasje me armë në burgun e Peqinit, dyshohet për një të vrarë

Sokol Mjacaj, është i burgosuri që ka qëlluar drejt një punonjësi policie me armë. Më pas me armë ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës. Raportohet se brenda burgut të Peqinit ka një kryengritje të të dënuarve.

Ministri i Drejtësisë, kishte firmosur për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër./Dosja.al

Advertisement