Aktualitet
Përplasje mes të miturish/ 15-vjeçari nxjerr thikën, tenton të plagosë 13 vjeçarin
Një tjetër sherr mes të miturve është raportuar të ketë ndodhur. Konflikti ka ndodhur në Shkodër një 15-vjeçar është proceduar pasi ka kanosur me thikë, një 13-vjeçar, për motive të dobëta.
Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 13-vjeçar, për motive të dobëta. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,”-thuhet në njoftimin e policisë.