Politike
Përplasje në Kuvend/ Spaho: Jam deputet i PD-së, jo i Alibeajt
Në Kuvend ka pasur përplasje ndërmjet deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe kryetares së Kuvendit, kjo për shkak se ato nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Sipas Bylykbashit vendimi është antikushtetues.
‘Vetëm deputeti heq dorë dhe ikë në një grup tjetër. Çdo akt tjetër është antikushtetues. Juve tundët një copë letër, ajo shërben për të mbajtur peng opozitën në Shqipëri. Një qëllim keni ju përfshirë edhe atë që ndodhi më 6 dhjetor qëllimi është që të shpërbëni pluralizmin politik duke shpërbërë PD-në, por këtë nuk do ta rrini dot. Nëse nuk keni marrë vendim vëreni firmën tuaj aty poshtë në çdo rast akti juaj është Në lidhje me personazhin që foli pas meje shqiptarët na krahasojnë shumë mirë. E kujton me sa para ke ardhur në Tiranë. Nuk mundet që një simbol i shkeljes së Kushtetuës.’- tha Bylykbashi.
Ndërsa deputeti Edmond Spaho u shpreh se nuk e ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por PD.
‘Jam deputet i PD-së nuk me ka zgjedhur Alibej, ai është shërbëtor i Edi Ramës’- u shpreh Spaho.