Connect with us

Kosova

Përplasje SHBA-Serbi, merret vendimi/ Lëvizja për të ardhmen dhe fati i Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se ka çështje për të cilat Washningtoni dhe Beogradi nuk pajtohen, por se është i bindur se mund të punojnë së bashku pavarësisht se kanë mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, siç është Kosova.

Hill, në një intervistë duke iu përgjigjur pyetjes se cili është argumenti për faktin se Amerika së bashku me Turqinë dhe Britaninë e Madhe investon më së shumti në krijimin e nje ushtrie ne Kosove, edhe pse sipas Rezolutës 1244 , KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, theksoi se SHBA-të e njohën Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim dhe ja ku jemi. Tani pyetja është nëse ne mund të punojmë së bashku, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme për ju dhe të rëndësishme për ne. Mendimi im është se ne mund të vazhdojmë të punojme, edhe pse kemi mosmarrëveshje. Une nuk jam këtu për t’ju thënë se mund të biem dakord për gjithçka, por unë jam këtu për t’ju thënë se do të përpiqemi të kuptoni situatën dhe te ecim bashke përpara” – deklaroi Hill.

Deklaratës se ndihma amerikane per krijimin e FSK ne Kosove eshte ne kundershtim me rezoluten 1244, Hill iu përgjigj se nuk mund të diskutojë për të kaluarën, por ajo që ai mund të bëjë është të shikojë se ku jemi sot dhe të shohë nëse ka vend që ne të punojmë më shumë së bashku.

Sipas tij, askush nuk është i kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve në vitin 1999, por ato ndodhën dhe më pas arritëm në një situatë 10 vite më vonë, ku kur shikon se cilat ishin zgjedhjet, asnjë nga zgjedhjet nuk ishte e mrekullueshme dhe SHBA-të bënë zgjedhjen për të njohur Kosovën.

Hill shtoi se Serbia bëri një zgjedhje tjetër, por kjo nuk do të thotë se SHBA dhe Serbia nuk mund të diskutojnë një milion çështje të tjera.

Advertisement