Connect with us

Kosova

Përplasjet në veri/ Ndërkombëtarët kërkojnë zgjedhje të reja

Vijon situata e tensionuar në veri të Kosovës. Edhe sot qytetarët serbë janë mbledhur para ndërtesave të komunave veriore të Kosovës. Këto të fundit po ruhen nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, ndërsa janë shtuar përpjekjet perëndimore për uljen e tensioneve.

Ndërkohë mësohet se udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri të Kosovës.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell:

Zgjedhje të reja tani, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona.

Ndërkohë presidentja Osmani tha se Kosova nuk do të zhvillojë zgjedhje të reja në veri. Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Advertisement