Connect with us

Politike

Përplasjet Rama-Mitsotakis, s’filluan me Belerin, ish-kreu i Flotës zbulon bisedën sekrete

Ish-komandanti i Focave Detare Artur Meçollari foli për përplasjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Meçollari u shpreh se përplasjet mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologut të tij grek Kiriakos Micotacis, nuk kanë nisur me Fredi Belerin por me çështjen e detit.

“Kundërshtitë mes Ramës dhe homologut të tij grek, nuk kanë nisur për çështjen “Beleri” por kanë nisur për çështjet e detit. Kanë nisur 8 muaj para se të ndodhte çështja “Beleri”, ka ndodhur në Bratislavë. Kundërshtitë kanë nisur në nëntor të vitit 2022.

Dendias deklaronte, ne i qëndrojmë marrëveshjes politike, kurse pala shqiptare kërkonte modifikimin e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020 dhe këtu arriti pikën kulminante, pikërisht me futjen e anijes greke për kërkimet nënujore në territorin e Shqipërisë, si dhe takimi i Ramës me homologun grek në Bratislavë, ku pas këtij takimi Rama tha se çështja e detit nuk është aq e lehtë por është e komplikuar”-tha ai.
Advertisement