Connect with us

Politike

“Përqendrohemi tek rinia”, Berisha: Dramën që krijoi Rama, më 11 Maj e arkivojmë në histori

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Korçë, është zotuar se të gjitha energjitë e forcës së tij politike, do të përqendrohen te rinia, duke thënë se studentët do marrin grante për bizneset apo projektet që do të bëjnë.

“Talenti, ëndrrat janë mrekullia më e madhe e të rinjve. Një fond i posaçëm 5 milionë euro për të mbështetur çdo projekt i të rinjve. Pra, e kemi vendosur dhe jemi dakord të vendosim epiqendrat, të bëjmë gjithçka që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri”, tha Berisha.

Largimin e të rinjve, Berisha ia atribuoi kryeministrit duke thënë se “kjo dramë që krijoi Edi Rama, kjo ëndërr e keqe, më 11 maj, arkivohet në histori.”

Berisha: Studentët do marrin grante për bizneset apo projektet që do të bëjnë. Nëse nuk kthehemi me mendje serioze të të rinjtë, ne i kemi të kota përpjekjet. Të gjithë forcat tona do ta përqendrojmë tek ata, të shkollohen të kenë sukses, të kthehen në atdhe, të kenë një çati. Çdo çift i ri do të jetë 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë dhe për tu strehuar.

Talenti, ëndrrat janë mrekullia më e madhe e të rinjve. Një fond i posaçëm 5 milionë euro për të mbështetur çdo projekt i të rinjve. Pra, e kemi vendosur dhe jemi dakord të vendosim epiqendrat, të bëjmë gjithçka që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri.

Do të bëjmë cdo gjë për të rikthyer qindra mijëra të rinj të kthehen. Kam besim të plotë që do të kthehen.

Tani, 5 vite pa asnjë taksë, kredi të buta për treshimin, grate për star up për të gjithë të rinjtë që kthehen për të jetuar në Shqipëri.

Fara jonë nuk do të zhduket kurrë, ne do të sjellim kombin në moshën e tij të rinisë. Kjo dramë që krijoi Edi Rama, kjo ëndërr e keqe më 11 maj, arkivohet në histori. Sjellim së bashku një epokë të re.

Advertisement