Lifestyle
Përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga pirja e shishës
Pirja e një shishe mund të ketë të njëjtat efekte negative sikur pirja e një pakoje cigare, kanë gjetur hulumtimet e reja.
Sipas tyre, pirja e shishas rrit ndjeshëm rrezikun për diabet dhe obezitet, transmeton lajmi.net.
Në atë që po quhet studimi më i madh ndonjëherë drejt eksplorimit të efekteve negative të shishave, hulumtuesit nga Brighton dhe Shkolla Mjekësore e Sussex gjetën se njerëzit kanë të ngjarë të fitojnë peshë dhe zhvillojnë diabetin e tipit të 2-të në rast të inhalimit të tymit.
Pjesëmarrësit, nga Irani, iu nënshtruan një pyetësori, i cili hulumtoi historinë e tyre të duhanit, faktorët e rrezikut kardiovaskular, së bashku me ankthin dhe depresionin.
Rezultatet nga anketimi zbuluan se “obeziteti, sindromi metabolik, diabeti dhe dislipidemia u shoqëruan pozitivisht me përdorimin e shisha-s, ndërkohë që shoqërohej negativisht me pirjen e duhanit”.
Ato u mbështetën nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), i cili pretendon se ndërsa është e vështirë të thuhet saktësisht se sa substanca toksike thith një person nga një pirje të shishës, por vlerëson se mund të thithet tym në më shumë se 100 cigare.