LAJMI I FUNDIT
Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë/ Fiton Memolli PS-së
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Edison Memolla i PS-së ka fituar me 1752 vota diferencë.
Fitorja u prit me duartrokitje dhe përqafime, ndërsa Shkëlqim Hoxha nuk ishte fare i pranishëm.
54/ 54 kuti
Edison Memolla i PS ka 6658 vota
Shkëlqim Hoxha i BF ka 4906 vota
Gosë fiton Edison Memolla me 188 vota diferencë
Në njësinë administrative të Gosës ka fituar Edison Memolla
Nga 11 kuti të votuara Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota
Kryevidhë foton Edison Memolla me 59 vota diferencë
Në njësinë administrative të Kryevidhës kandidati socialist ka fituar 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Meta – Berisha që mori 1091
Lekaj fiton Edison Memolla me 443 vota
Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla ka fituar 1438 vota kundrejt Hoxhës që ka marrë 995
Votimi i se dieles, më shumë votues
Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Ajo çfarë u vu re në zgjedhjet e së dielës ishte pjesëmarrja më e madhe se ajo në zgjedhjet e 14 majit. Në rezultatet paraprake të KQZ për pjesëmarrjen, deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 11612 votues kundrejt 11 mijë votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Procesi i votimit ka qenë i qetë.
Numërimi
Pasi u mbyllën QV, kutitë e votimit u transportuan drejt KZAZ 43 e ngritur në palestrën e një shkolle. Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt. Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëhjerësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e koalicionit Berisha-Meta.
Numërimi nisi në mesnatë dhe vetë kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ishin atje për të ndjekur nga afër procesin.
Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i çiftit Berisha-Meta patën një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
Pse u përsëritën zgjedhjet në Rrogozhinë
Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës.
Kolegji, ndryshe nga KAS, konkludoi se qendra e votimit e ngritur në burg ishte e paligjshme dhe se KQZ nuk bëri verifikimet nëse ajo plotësonte kushtet ligjore. Pretendimet e opozitës se në këtë qendër ishin lejuar të votonin të burgosur që nuk e kishin të drejtën ligjore për ta bërë këtë, pasi ishin transferuar në këtë burg pasi ishte shpallur lista e zgjedhësve, i gjetën të mbështetura në prova.
Por sot të burgosurit nuk do të votojnë! Në KQZ mbërriti një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtuan, e përsa kohë nuk kishte një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja, në burg nuk u ngrit një qendër votimi bazuar mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Në 54 qendra votimi u thirrën të votojnë 32 mijë e 826 qytetarë. Ndryshe nga 14 maji, kishin vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun. I pari në fletën e votimit ishte kandidati socialist Edison Memolla dhe numri 2 Shkëlqim Hoxha.
Rezultati I 14 majit
Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues.
Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi me 5129 vota përkundrejt 5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë