Connect with us

Rajon

‘I rrezikshëm’/ Skeleti në Greqi i përket shqiptarit

Skeleti i gjetur një ditë më parë në rrugën Mourikiki, Thebë, në Greqi i përket një shqiptari. Mediat greke shkruajnë se është bërë identifikimi i tij, por nuk ia bëjnë ende publik emrin. Ato shkruajnë së bëhet fjalë për një persona që ka qenë i burgosur vite më parë në burgjet e Patrës për çështje droge. Në vitin 2011 ai është liruar dhe nuk është arrestuar më.

Për t’i shkruar deri në fund hetimit, autoritetet do të marrin një mostër të ADN-së nga vëllai i tij dhe do ta krahasojnë atë me ADN-në e të vdekurit.

Sipas deklaratës së vëllait, komunikimi i tyre i fundit ka qenë një muaj më parë dhe prej atëherë nuk kanë folur më, gjë që i përforcon dyshimet e autoriteteve.

Mjekët nuk kanë arritur ende të zbulojnë nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e ndonjë vrasjeje apo për shkaqe të tjera. Konkluzionet për këto dyshime pritet të zbardhen pas analizave të specializuara që do t’i bëhen skeletit në ditët në vijim.

PAMJET- Mister në Greqi, gjendet skeleti i një burri me dokumente

Advertisement