Lifestyle
Pesë mënyra për të pasur sukses në flirtim
Flirtimi nuk është i lehtë për të gjithë. Edhe njerëzit më të sigurt ‘ngrijnë’ në momentin që dëgjojnë “përshëndetje” nga personi që ju pëlqen.
Ndiqni këto këshilla që do t’ju ndihmojnë të fitoni vëmendjen e personit që ju intereson.
Kini besim
Personi që ju intereson do të vërejë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër të takojë një person që e di se ia vlen. .
Tregoni interes
Nëse më në fund keni mundësinë të flisni me të, hidhni grepat. Pyesni sa më shumë për jetën e tij/saj dhe tregon interes. Ai/ajo padyshim që do ta vlerësojë se sa të interesuar jeni për të dhe me siguri do të presë me padurim bisedën tuaj të radhës.
Buzëqeshni
E dimë se të ecësh dhe ta shohësh papritur atë përballë duhet të jetë një emocion i jashtëzakonshëm. Por gjeni guximin dhe buzëqeshni. Kështu do të hyni në radarin e tij/saj dhe keni tërhequr vëmendjen.
Lëreni të shohë se si e shikoni
Zakonisht kur dikush e kupton që po e shikoni, duhet t’i largoni sytë shpejt në mënyrë që të mos e kuptojnë se i keni sytë te ata gjatë gjithë kohës.
Mos kini frikë të jeni të dukshëm ndonjëherë
Kur tjetri e vëren se po flirtoni nuk është domosdoshmërisht keq. Prandaj, edhe nëse doni të shkoni më tej, trajtojini situatat me humor.