Bota
Peshkatari italian kap “përbindëshin” 3 metra të gjatë
Alessandro Biancardi, peshkatar në Itali ka arritur të kapë një peshk gjigant gati 3 metra përgjatë lumit Po në provincën e Mantua, në Lombardi.
Peshkatari Alessandro Biancardi kapi “përbindëshin” e ujërave të ëmbla pas 23 vitesh kërkime. Pasi “luftoi” për 43 minuta, burri më në fund arriti ta kapte peshkun 285 centimetra të gjatë. Biancardi tha se e dinte që peshku qê kishte kapur ishte i veçantë por kurrë se kishte menduar në përmasa të tilla.
Isha i sigurt që peshku që kisha kapur ishte i veçantë, por nuk e imagjinoja kurrë se çfarë do të ndodhte më pas kur ta masnim. Metri ndaloi në 285 cm, që është rekordi i ri botëror. Unë isha shumë kurioz të dija peshën por kisha frikë se mos e stresoja shumë atë ekzemplar të rrallë, kështu që vendosa ta lëshoja në mënyrë të sigurt, duke shpresuar se do t’i jepja një peshkatari tjetër të njëjtin gëzim që më dha mua.