Pinknews
Pësoi hemorragji cerebrale, ja si paraqitet gjendja e poetit Agim Doçi
Poeti i njohur, Agim Doçi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza, pasi një ditë më parë pësoi hemorragji cerebrale në kokë. Gjendja e poetit Agim Doçi vijon të jetë e njëjtë pa asnjë lloj ndryshimi.
Poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të të shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani. Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.