Rajon
Petkoviç kapet me Konjufcën: S’ke fuqi o kryetar
Çështja e draftimit të Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, ekip ky për të cilin të gjithë flasin e askush s’e ka parë, mbetet ende e mistershme. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot para gazetarëve se po qe se ky ekip paraqet një draft të atillë që shkon sipas interesave të Serbisë “duhet të shkarkohet”. Pikërisht një deklarim i tillë zgjoi reagimin e të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviqit. Ky i fundit tha se Konjufca nuk ka mandat për të shkarkuar Ekipin serb Menaxhues dhe se Asociacioni do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Glauk Konjufca i cili mezi ia del të djetojë Kuvendin e Kosovës, nuk ka mandat për të zhbërë përbërjen e Ekipit Serb Menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit. Pra më e mirë të vazhdojë me punët e tij sepse përbërja e ekipit serb është konfirmuar nga autoritetet ligjore serbe” – deklaroi Petar Petkoviç.