Kosova
Petkoviç nuk lodhet nga propaganda, qahet dhe akuzon Kurtin
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, në qeverinë e Brnabiç, Petar Petkoviç, ka thënë se refuzimi i “kryetarëve të rremë të Albin Kurtit” dhe kryetarëve të tyre të Kuvendeve Komunale për të pranuar kërkesat për shkarkim dhe qasje për formimin e komisioneve për largimin e tyre nga komunat në veri të Kosovës, tregon për atë që, sic tha ai, u paralajmërua që në fillim – se Albin Kurti nuk ka ndërmend të zëvendësojë kryetarët e tij të paligjshëm dhe do të vazhdojë të shkelë demokracinë dhe të drejtat e popullit serb.
Petkovic theksoi se nga momenti kur serbët e veriut kanë nisur iniciativën për shkarkim, Kurti po përdor të gjitha pengesat dhe marifetet e mundshme, për ta penguar dhe parandaluar një proces të tillë, pasi siç ka thënë ai, dëshiron të vazhdojë me politikën e tij të terrorit dhe të dhunës institucionale kundër popullit serb.
Petkovic gjithashtu rikujtoi se kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur shtetet anëtare të BE-së I kërkuan pa mëdyshje Kurtit që të deeskalojë situatën në veri të Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për normalizimin e marrëdhënieve si edhe të respektohet vullneti politik i shumicës së popullit serb.