Connect with us

Kosova

Pezullim vizash për Kosovën dhe Serbinë/ Ngrihet alarmi i kuq

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, për heqjen e masave të Bashkimit Evropian, Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat e Brukselit të shtruara në komunikatën e 3 qershorit.

Plotësisht të saktë e konsideron këtë veprim aktivisti politik në Zubin Potok, Miko Bisevac, i cili thotë se marrëveshjet ndërkombëtare dhe detyrimet duhet të përmbushen plotësisht.

Sipas tij, çdo përmbushje selektive ose e pjesshme e asaj që është rënë dakord, çon në disa probleme të reje, konflikte dhe përshkallëzim.

“Vendimi i BE-së është plotësisht i saktë sepse marrëveshjet ndërkombëtare dhe detyrimet e marra duhet të përmbushen plotësisht. Çdo përmbushje selektive ose e pjesshme e asaj që është rënë dakord, çon në disa probleme të reja, konflikte dhe përshkallëzim, dhe kjo është aktualisht më pak e nevojshme. Më saktësisht, këto ngjarje janë rezultat i asaj që është rënë dakord por nuk është zbatuar”, shprehet Bisevac teksa dhe theksoi se nëse do të ketë lëvizje të njëanshme mund të ketë pasoja për të dyja vendet dhe një prej pasojave sipas tij, është pezullimi i vendimit të vizave për Kosovën.

 

Advertisement