Politike
Pezullimi i fondeve nga BE/ Meta: Korrupsion nga pushteti
Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta, është zëri i radhës që reagon në lidhje me lajmin që BE ka pezulluar fondet për bujqësinë shqiptare. Meta thotë se bujqësisë së rrënuar në mbijetesë, i ndërpritet ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Ai e mbyll mesazhin se kapja totale e shtetit do sjellë pasoja edhe më të rënda për vendin, pasi korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes”.
Postimi i plotë
Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.
Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo cmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes”.