Connect with us

Kronike

Pezullohet efektivi, babai i të akuzuar për vrasjen e Edmond Papës

Është pezulluar nga detyra efektivi i policisë së shtetit, Dilaver Velo babai i 30-vjeçarit Albano Velo i arrestuar për vrasjen e  biznesmenit Edmond Papa.

Ai ishte inspektor me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Albano Velo u arrestua në aeroportin e Rinasit, menjëherë pas kthimit të tij në atdhe nga Franca më datë 31 dhjetor.

Ai ishte arratisur drejt Francës vetëm katër ditë pas vrasjes së Edmond Papës. Biznesmeni u ekzekutua më 16 dhjetor në mes të një lokali te Komuna e Parisit në Tiranë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Albano Velon. Por Velo ka mohuar akuzën në lidhje me atentatin, ndërsa dyshohet si personi që ka mbajtur nën vëzhgim Papën para ekzekutimit dhe ditën qe ndodhi vrasja.

Advertisement