Connect with us

Rajon

Picula flet për protestat në Serbi, përmend ngecjet e marrëdhënieve me Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd do ta beje në fund të shkurtit dhe se protestat masive në Serbi janë tregues i besimit të ulët të qytetarëve te institucionet.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Picula tha se si reporter për Serbinë, ai do të përpiqet të flasë me sa më shumë figura politike relevante.

Duke vlerësuar zhvillimet në Serbi pas rënies së tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, Picula tha se protestat e studentëve jane shndërruar në një lëvizje masive civile.

I pyetur nëse dhe si institucionet evropiane duhet të tregojnë interes dhe angazhim më të madh për të reduktuar dhe eliminuar perceptimin e nivelit të lartë të korrupsionit sistemik në Serbi, Picula tha se negociatat për anëtarësim në BE janë mekanizmi kryesor përmes të cilit përcaktohen qëndrimet e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare për situatën në Serbi.

I pyetur se cila është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza aktuale politike në të cilën ndodhet Serbia, Picula tha se përgjigja për këtë pyetje duhet të gjendet në vetë Serbinë.

Protestat masive në Serbi, theksoi ai, janë tregues i besimit të ulët të qytetarëve në institucionet, por edhe në sferën e politikës si të tillë.

Advertisement