Connect with us

Rajon

Picula pas vizitës në Beograd: Serbia një vend në krizë dhe shumë i polarizuar

Raportuesi i Parlamentit Evropian Tonino Picula i tha agjencisë kroate të lajmeve Hina se Serbia është një “vend shumë i polarizuar” që po kalon “krize serioze politike”, se korrupsioni “po gërryen vetë strukturën e vendit” dhe se pyetja është nëse ajo “ka vërtet një orientim evropian”.

Zyrtari evropian tha se gjatë tre ditëve të vizitës së tij të parë në Serbi, ai mblodhi “informacione shumë të vlefshme” në biseda të drejtpërdrejta me protagonistët e jetës politike dhe shoqërore”.

I pyetur nëse vlerësimi i presidentit serb Aleksander Vuçiqit se “mund të ankohet në Bruksel per te, Picula tha se “arroganca është gjithmonë një formë e pasigurisë”.

“Presidenti i Serbisë ka shumë arsye për t’u ndjerë i pasigurt – prandaj vlerësimi i tij nuk më habit, duke pasur parasysh situatën në vend, dhe Serbia është aktualisht një vend shumë i polarizuar dhe po kalon kriza të rënda politike”, theksoi Picula dhe shtoi se qëndrimi i PE-së është i njohur.

“A ka vërtet Serbia një orientim evropian? E bëj këtë pyetje sepse ka shumë fakte që tregojnë te kunderten” – deklaroi Picula

Ai po ashtu vuri në dukje ndalesat në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, duke vlerësuar se “të dyja palët po kalkulojnë”, por se kjo “duhet rregulluar” sepse edhe Beogradi edhe Prishtina po bllokojnë integrimet e veta evropiane duke mos arritur marrëveshje.

Advertisement