Sport
Pierre Aubameyang mund të luajë vetëm për…
Rregullat e reja të FIFA-s sa i takon fair-play financiar dhe transferimit të lojtarëve ka bërë që Pierre Aubameyang të mos ketë mundësi të luajë për asnjë klub tjetër veç Barcelonës dhe Chelsea.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano konfirmon se Barça mund të pranojë një kthim të sulmuesit vetëm falas.
“Barça do ta pëlqente idenë për të rikthyer Aubameyangun por vetëm nëse është transferim 100% falas për kushtet e ndryshme të pagave dhe vetëm nëse Memphis Depay largohet (pëlqehet nga Atletico)”, thotë Romano.
Kësisoj për shkak të pagave të larta, Barça nuk mund të bëjë asnjë afrim të ri nëse nuk largon një nga futbollistët dhe Aubameyang nuk mund të zgjedhë tjetër ekip për shkak të lëvizjes së tij nga Barça te Chelsea në verë.