Rajon
Pije ilaçin e hidhur/ Hill: Serbia më mirë ta bëj tani sa nuk është vonë
Serbia vazhdon të mbajë të pandryshuar qëndrimin e saj për agresionin rus në Ukrainë dhe për çështjen e sanksioneve ndaj Vladimir Putinit.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka theksuar se pothuajse të gjitha vendet e botës kanë dhënë qëndrimin e tyre se Rusia nuk duhet të lejohet të vazhdojë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, shkruan Danas
Hill ka potencuar se shpreson që edhe Serbia t’iu bashkohet këtyre shteteve. Ai teksa ka folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ka thënë se është e nevojshme që Beogradi të harmonizojë politikat e tij me Bashkimin Evropian.
Diplomati amerikan deklaroi se nëse është e nevojshme që Serbia ta pijë ilaçin e hidhur, atëherë është më mirë që ta bëjë tani.