Connect with us

Sport

Pioli mban Milanin me ‘këmbë në tokë’

Trajneri i Milan, Stefano Pioli foli për mediat në lidhje me ecurinë e kuqezinjve për 2022. Të besuarit e tij janë kampionët në fuqi të Serie A, me trajnerin që është shprehur se në këtë përmbledhje të vitit që po lëmë pas, ai nuk e priste që të ishte kampion i Italisë, teksa vlerëson drejtuesit për emrat e futbollistëve të afruar në merkato.

“Titulli? Është e qartë që arritëm te titulli sepse vullneti i klubit ishte të investonte në lojtarë kryesisht të rinj. Kështu që është e qartë se për mua dhe për ne, viti 2022 ka qenë vërtet i rëndësishëm dhe plot kënaqësi. A besoni se mund t’i merrni Napolit vendin e parë? Duhet të mendosh se mund ta fitosh kampionatin, kjo në mënyrën më absolute. Është e qartë se nëse Napoli vazhdon kështu, ata mund të shkojnë 100 pikë dhe pastaj duhet t’i komplimentojmë, por duhet të mendojmë të shënojmë shumë. Vitin e kaluar nevojiteshin 86 pikë, ndoshta mund të duheshin edhe më shumë këtë vit. Ka ende 69 pikë në lojë, janë shumë, por duhet të fillojmë të pedalojmë fort dhe sigurisht duhet të besojmë në të”, tha Pioli.

Advertisement