Connect with us

Kronike

Pjesë e bandës së ‘Call Center’, vihet në pranga italiani

Është arrestuar në portin e Durrësit, njëri nga 9 italianët e shpallur në kërkim, si pjesë e një zinxhiri Call-Centerash në Shqipëri, të cilat mashtronin qytetarët italianë përmes bursave financiare online. Marco Laurenzi, nga Fermo e Italisë, pronari i kompanisë “Commercial Phantom”, është vënë në pranga teksa ishte duke u futur në territon shqiptar. Me sa duket Laurenzi, nuk ka pasur dijeni për shpalljen në kërkim të tij, dhe sapo ka dorëzuar pasaportën në sportelin policor në portin e Durrësit, ai është arrestuar pasi në sistem rezultonte person i shpallur në kërkim.

Dy ditë më parë Laurenzi, doli para gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa vijonë të jenë në kërkim dhe 8 shtetas të tjerë italianë dhe disa shqiptarë.

Mes persona të proceduar për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” më shumë se një herë, “Evazionit Fiskal” dhe “Shmangies së detyrimeve tatimore”, janë Fjorela Luga, Lorene Skënderasi, Armand Luga, Mendim Domi, Jusel Mici, Ismail Mici, Maurizio Giacalone, Luca Falsone, Giuseppe Tortorici, Davide Armanno, Mattia Falsone, Davide Osman, Benedetto Messina, Marco Laurenzi dhe Ana Aurelia Stoica.

Advertisement