Bota
Pjesë e komunitetit LGBT, ky është kryeministri i ri i Francës
Presidenti i Francës Emmanuel Macron emëroi këtë të martë Ministrin e Arsimit Gabriel Attal si Kryeministër të Francës pas dorëheqjes së Elisabeth Bourne në fillim të javës. Macron i ka kërkuar Attal të krijojë një frymë të re përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
Kjo lëvizje sinjalizon dëshirën që Macron përpiqet të krijojë lëvizjet përtej reformave jopopullore të pensioneve dhe imigracionit të vitit të kaluar dhe të përmirësojë shanset e partisë së tij qendrore në votimin e qershorit në BE. Attal është një aleat i ngushtë i Macron, i cili u bë i njohur si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë covid-19, do të zëvendësojë kryeministren në largim Elisabeth Borne.
Gabriel Attal do të jetë kryeministri më i ri i Francës dhe i pari në historinë e Francës që është haptazi homoseksual ku ai ka një marrëdhënie me eurodeputetin Stephane Sejourne që është gjithashtu i partisë së Macron.
Udhëheqësit e tjerë të opozitës thanë se nuk prisnin shumë nga ndryshimi i kryeministrit ku vetë Macron ka pjesën më të madhe të vendimarrjes.