Connect with us

Kosova

Plaga kancerogjene mes Francës dhe Serbisë, njohja e pavarësisë së Kosovës

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme ne Kuvendin serb, tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Francës po përparojnë, se ato janë shumë dinamike dhe premtuese dhe se kanë kapacitet për t’u rritur në një partneritet të rëndësishëm strategjik.

Sipas tij, kjo tregon se qëndrimi i Francës për shumë çështje është i rëndësishëm për Serbinë.

“Franca është një nga vendet më me ndikim të Bashkimit Evropian. Qëndrimi i saj ndaj zgjerimit, progresit të kandidatëve për anëtarësim në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Zëri francez ka peshë të madhe në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian dhe në përgjithësi në nivel ndërkombëtar” – deklaroi Drecun

Sipas tij, ky partneritet ka një “plagë kancerogjene”, qe është qëndrimi i Francës ndaj çështjes së Kosovës.

“Ata e njohën shtetin e Kosovës por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na shpërqendrojë dhe të na pengojë të ndërtojmë, kudo që mundemi, marrëdhënie të mira”- theksoi Drecun, duke potencuar se krahas vlerësimeve politike që do të bëhen gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, është e rëndësishme të krijohet një kuadër për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik, i cili, sipas tij, duhet të jetë në nivelin më të lartë teknologjik.

Kujtojme se presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht. Ai do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Advertisement