Kronike
Plagoset kryetari i bashkisë Divjakë
Kryetari I bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferi I tij Gazmend Bullari janë plagosur me thikë nga Orges Xhelili, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në orëm 9:30 afër godinës së bashkisë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për dy shkaqe kryesore, shkarkimin e Xhelilit si punpnjës IT nga bashkia e Divjakës si dhe ulja në detyrë e bashkëshortes së këtij të fundit e cila punonte si drejtoreshë poliklinike.
Menjëhërë pas ngjarjes Kokoneshi dhe shoferi I tij jnë transportuar në spitalin e Lushnjës dhe jaën jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq sipas burimeve te siguruara NTV Televizion autori I krimit ka rënë në prangat e polisisë.
Por kjo për Kokoneshin është një ngjarje e përsëritur pasi është sulmuar dhe dhunuar edhe më korrik të këtij viti nga 32 vjecari Dritan Sterkaj.
Pas ngjarjes ka reagur kryetari I grupit parlamenatar Taulant Balla si dhe deputeti I Divjakës Erion Brace të cilet e kanë cilësuar si ngjarje të rënde dhe sipas tyre ky sulm vjen si pasojë e ndasive dhe përcarjeve që po ndodhin cdo dit.
Ndërsa Elion Mustafa, prokurori i Prokurorisë Lushnjë tha se janë në fillim të hetimeve në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, dhe shoferit të tij.