Connect with us

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 21-vjeçar në Golem

Autori i plagosjes dyshohet se është një 36-vjeçar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes

Këtë të martë të 24 qershorit është plagosur me armë zjarri një 21-vjeçar në Golem.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas mesnate te rrethrrotullimi i Golemit.

Autori i plagosjes dyshohet se është një 36-vjeçar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Më tej shton se “nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

albanianpost.al

 

 

 

Advertisement