Kronike
Plagosi 15-vjeçarin, i riu: Doja ta trembja
17-vjeçari që plagosi me armë zjarri adoleshentin në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi”, është lënë në burg. Masa është dhënë në Gjykatën e Kurbinit.
I riu ka treguar gjithashtu se armën e zjarrit me të cilën ka qëlluar e ka gjetur diku, por nuk mban mend se ku saktësisht. Ai thotë edhe se nuk kishte për qëllim ta plagoste 15-vjeçarin, por vetëm ta trembte.
“Armën e kam gjetur diku, nuk kam pasur qëllim ta plagosja. Nuk e mbaj mend saktësisht ku je,”- mësohet të jetë thënë 17-vjeçari.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në gjimanz, pas një konflikti mes dy minorenëve.