Connect with us

Bota

Plagosi bashkëkombësin, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar, banues në Casale Monferrato, u arrestua nga Karabinierët me urdhër të prokurorit të Vercellit, i cili besohet se është autori i vrasjes së mbetur në tentativë të kryer ndaj një bashkatdhetari të tij mëngjesin e së shtunës, më 4 mars.

Sipas hetimeve, të bëra me dije nga mediat italiane, ai ka qenë duke drejtuar furgonin e tij në zonën industriale, kur pas një ndjekjeje të shkurtër ka vënë në krah kamionin që drejtohej nga viktima, një 48-vjeçar shqiptar dhe e ka qëlluar nga dritarja, duke e plagosur në të majtë, duke i prekur edhe veshkën.

I plagosuri është shtruar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni delikat për të cilin tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autori i plagosjes, por u arrestua shpejt. 43-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement