Connect with us

Kronike

Plagosi me armë kunatin sepse kishte dhunuar sistematikish motrën, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga policia, pasi ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur, pasi 41-vjeçari dyshonte se kunati i tij 54 vjeç, kishte ushtruar dhunë fikize dhe psikologjike ndaj të motrës. Policia gjithashtu po kërkon edhe nipin e tij, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Arma e zjarrit është sekuestruar nga policia, ndërkohë që po vijon hetimi për të mësuar detaje të reja nga ngjarja.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Advertisement