Kronike
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, pranga 15-vjeçarit
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 15-vjeçar, i cili një ditë më parë dyshohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij. I mitur, që mbeti i plagosur, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Hetimet ndërkohë kanë nisur punën për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë në Pogradec.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.