Connect with us

Kronike

Pla’gosi me thik’ë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari

Arrestohet 32-vjeçari i cili dyshohet se plagosi me thikë dy persona pas një sherri në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.H., 32 vjeç, pasi akuzohet për ‘plagosje me dashje’, të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

– –

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se ky shtetas kishte vendosur pa leje në një hapësirë publike, disa karrige dhe tavolina.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 01.08.2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, në fshatin Metoq, Sarandë, është përfshirë nga flakët godina e thertores e cila administrohet nga shtetasja M. Gj., 45 vjeçe, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Butrinti”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
K. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Abedin Dino”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një mopatinë elektrike, e cila drejtohej nga një shtetas i mitur, 15 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement