Kronike
Plagosi me thikë pas një konflikti dy të rinjtë, shpallet në kërkim 16-vjeçari
Një 16-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka plagosur me thikër dy 18-vjeçarë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.
16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.