Rajon
Plagosi shqiptarin, reagon policja: Bëra gjënë e duhur
Nënopolicia, e cila mëngjesin e së martës ndodhej në operacionin e Policisë në Politeknikumin Zografou dhe pas një përleshje me 30-vjeçarin shqiptar, duke e plagosur atë në këmbë ka folur për herë të parë.
Sipas Protothemës, punonjësja e policisë ishte ndjerë keq dhe doli në oborrin e Universitetit Politeknik ku po shkonte drejt makinës së saj private për tu larguar. Në ato momente au u gjend përball 30-vjeçarit i cili e pyeti nëse ajo që kishte veshur ishte antiplumb dhe ajo nuk e kuptoi se çfarë tha ai. Më pas ai e sulmoi dhe vajza bëri një lëvizje për të shmangur kaçavidën prej së cilës mori dhe një plagë në dorë, gjë që solli reagimin e saj e cila e qëlloi në këmbë.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Unë bëra gjënë e duhur për jetën time dhe të kolegut tim. Isha në punë që një ditë më parë dhe ngaqë lodhja ishte shumë thashë të largohesha për dy orë dhe të kthehesha, por ndodhi. Teksa po largohesha, pasi kishte marrë leje nga shefi im, ai e kuptoi që isha oficere policie dhe më sulmoi. E dija që ai ishte truri i organizatës. E vetmja gjë që më interesonte në atë kohë ishte të shihja zonën përreth meje të zbrazët nga njerëz, sepse është rezidencë studentore. Pasi u sigurova për sigurinë e të gjithë neve dhe të studentëve, veprova ashtu siç duhej. Me vete ai kishte vetëm këtë kaçavidë, por zakonisht lëvizte me forca të blinduara. Ai erdhi drejt meje me qëllim që të më sulmonte. Është e qartë se nëse do të kishte një armë mbi vete, do ta kishte përdorur. Ai nuk erdhi vetëm për të më kërcënuar apo lënduar. Po të mos e kisha ngritur dorën do të më kishte lënduar në qafë, në arterie karotide”, tha policja.
Burime policore thanë se Ferhati ishte një bandit i ashpër, ndërsa në shesh njihej me pseudonimin “Esko”. Të njëjtat informacione thonë se 30-vjeçari vitet e fundit kishte gjetur strehë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik. Sipas të njëjtave informacione, ai ka kryer grabitje në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 6-7 të mëngjesit, ndërkohë që ndaj tij ishin në pritje urdhër arresti për grabitje, armë dhe drogë.