Connect with us

Kronike

Plagosja e 28-vjeçarit/ Dalin PAMJET, autori vrapon me armë në dorë pas atentatit në Tiranë

Janë publikuar pamjet nga momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut. Siç shihet në foton, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i shpallur në kërkim ka në dorë pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçarin.

Për këtë ngjarje në pranga u vu Xhonatan Qerimi dhe u shpall në kërkim miku i tij, Andi Gurra. Të dy ata akuzohen se kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes. 28-vjeçari, Jukled Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip Mercedes Benz kur u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Pas plagosjes i riu braktisi makinën e tij dhe u dërgua në Spitalin e traumës nga i kunati i tij. Nga hetimet e deritanishme, policia dhe prokuroria e Tiranës ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.

Advertisement