Kronike
Plagosja e dyfishtë/ Në çantën e njërit prejt të lënduarve gjendet një armë zjarri, në vendngjarje 4 gëzhoja

Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete. Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Lidhur me ngjarjen në kërkim janë tashmë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42-vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35-vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

