Connect with us

Kosova

Plagosja e policit në veri/ Mjeku: Gjendja e pacientit është stabël

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të policit të plagosur, i cili u plagos në sulmin me armë sot në Veri të Kosovës. Doktor Kolgeci konfirmoi se polici në fjalë i është nënshtruar një operacioni, ndërsa i është hequr nga plaga predha. Ai konfirmon se gjendja e policit është e stabilizuar, ndërsa një koleg i tij ka mbetur i lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit e kemi pranuar një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës, gjendja e pacientit është stabël, e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviçit, aty u vra një polic, u plagos kolegu dhe u lëndua një tjetër.

Advertisement