Kronike
Plagosja e Renaldo Mejdanit, në pranga 39-vjeçarja
Një 39-vjeçare e identifikuar me inicialet O.M, është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi dyshohet si bashkëpunëtore e Albert Ostrenit, 49-vjeçarit që plagosi të riun mbrëmjen e 23 gushtit.
Një sherr i nisur për motive të dobëta në lokalin e lagjes përfundoi në plagosjen e 23-vjeçarit Renaldo Mejdani nga autori i shpallur në kërkim nga Policia 49-vjeçari Albert Ostreni. Dy fqinjët kanë qenë në lokal ku kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më vonë ata kishin lënë një takim në rrugë “Tahsim Shehu” për tu sqaruar për ngjarjen. Pas debateve mësohet se Ostreni ka qëlluar me thikë në qafë 23-vjeçarin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërkohë Mejdani u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim.
Të arrestuari do të përballen NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të informacioneve të dhëna gjatë këtyre ditëve, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. M., 23 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Pas referimit të materialeve dhe shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. O., 49 vjeç, si dhe arrestimit të shtetasit D. O., 45 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar shtetasen O. I., 39 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin D. O., 39-vjeçarja ka penguar zbulimin e së vërtetës, ka ndihmuar autorin e dyshuar të plagosjes të largohet nga vendi i ngjarjes, si dhe ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.