Kosova
Plagosja e serbëve/ Abbott: Pres reagimin e shpejtë të policisë
Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.
Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe tha se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.
“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. I uroj shërim të shpejtë”.