Connect with us

Kosova

Plagosja e serbit në Veri/ Reagimi i Bashkimit Europian

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar incidentin në veri , ku mbeti i plagosur një qytetar.

“BE në Kosovë dënon incidentin e sigurisë, ku një serb i Kosovës është qëlluar dhe plagosur afër pikëkalimit kufitar në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në reagimin e lëshuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar për përfshirjen e katër zyrtarëve policorë në plagosjen e qytetarit serb Milan Jovanoviç dhe pezullimin e tyre nga detura deri ne sqarimin e ngjarjes

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të ndaj zyrtarit policor që ka goditur me armë si dhe ndaj tre të tjerë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e Ministrise se Brendshme ne Kosove

Advertisement