Connect with us

Kronike

Plagosja e trefishtë në Tiranë/ Shpallet në kërkim djali i pronarit të ujit “Lajthiza” (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna në një festë në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen mbetën të plagosur 3 persona ndërsa 32-vjeçari Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza” ka qenë personi i cili ka qëlluar me armë. Ndërkohë policia ka bërë me dije se i riu është shpallur në kërkim ndërsa dy të tjerë janë vendosur në pranga.

Në njoftimin e parë të policisë në lidhje me ngjarjen u raportua se 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme, dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit.  Arma e përdorur në ngjarje mësohet se ishte pa leje ndërsa arrestimi i dy personave ka ardhur pasi ata kanë ndihmuar në fshehjen e saj. Policia bën me dije se se arma është sekuestruar në cilësinë e provës. Gjithashtu janë identifikuar dy të arrestuarit të cilët janë 35-vjeçari, Dardan Zalli dhe 38-vjeçari, Arjan Dushaj.

Policia më tej bën me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Sipas policië pas kryerjes së krimit nga 32-vjeçari, dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat: u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;  u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Advertisement