Aktualitet
Plagosja ime u fsheh/ Mahmutaj flet për 21 janarit: Më tradhtuan në spital

Gazetari Fatos Maqhmutaj, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar, teksa raportonte. Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.
Ish-kryeministri i kohës tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot.

