Connect with us

Kronike

“Plagosja” në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen: Telefonuesi kishte pësuar…

Rreth orës 11:20 ditën e sotme Komisariati i Policisë në Vau i Dejës mori një telefonatë nga një qytetar që njoftonte se ishte plagosur në një stan në “Fushën e Liqenit,” në fshatin Shllak.

Pas hetimeve fillestare, rezultoi se shtetasi F. D. (i dyshuar me probleme të shëndetit mendor) nuk kishte pësuar plagë, por kishte kaluar një situatë kritike për shkak të temperaturave të ulëta, duke përjetuar ngrirje të gjymtyrëve. Ai kishte kërkuar ndihmë për të përballuar këtë gjendje.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, policia po transportonte F. D. me këmbë deri te autoambulanca që kishte mbërritur në afërsi të vendngjarjes. Momentalisht, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Advertisement