Connect with us

Kronike

Plagosje me armë zjarri në Kukës! Drejtori i Bashkisë qëllon kushëririn e kryebashkiakut

Një plagosje me armë zjarri u raportua sot në fshatin Bicaj të Kukësit ku mbeti i plagosur një person. I plagosuri është identifikuar si Elvis Halili 29-vjeç, ndërsa autori i dyshuar si Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit. 29-vjeçari mësohet se është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Nuk dihet ende shkaqet e debatit mes tyre, por sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement