Connect with us

Kronike

Plagosje me thikë në Shijak, 33-vjeçari përfundon në spital

Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e thikës në Shijak. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku shtetasi K.G, 46 vjeç ka plagosur thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,  shtetasi K.G, 46 vjeç  dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Advertisement