Connect with us

Kronike

Plan për vjedhje/ Arrestohen dy persona në Kamzë

Parandalohet vjedhja në Tiranë.

Dy persona u arrestuan nga policia, me armë, veshje dhe sende të tjera të cilat do t’i përdornin për të hyrë në banesën që do të vidhnin. Ata janë arrestua nga blutë e Kamzës, në flagrancë. Të dy personat janë me precedente të mëparshme penale për krime të ndryshme.

Njëri prej tyre banues në Pezë Helmes, ishte dënuar më parë për vjedhje, ndërsa shtetas tjetër, banues në Kamëz, ka qenë dënuar për armëmbajtje pa leje. Në fshatin Pezë Helmes, policia ka diktuar makinën e tyre tip Volksëagen, ku po udhëtonin dy hajdutët e dyshuar. Në kontrollin që policia bëri, gjeti një kallashnikov si dhe dy krehra. Policia ka dushime të forta se ata po shkonin në një banesë për të vjedhur. për këtë cështje, do të hetoj më tej prokuroria e TIranës.

Njoftimi i Policisë:

U kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas që dyshohet se do të vidhnin në një banesë.

Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpumin me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;

– Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement